Belind Këlliçi takohet me të rinjtë e Kasharit: PD ka një program të dedikuar për ju

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi këtë të enjte zhvilloi një diskutim me të rinj në Kashar, në vazhdën e takimeve në zonat ku ka marrë detyrën e drejtuesit politik të PD. ”A mundet ndonjëri nga ju të më thotë një premtim të qeverisë për rininë“, iu drejtua kështu pjesëmarrësve në këtë takim, duke adresuar kritika në drejtim të qeverisë Rama.

”PD ka një program të dedikuar për të rinjtë”, vijoi ai, duke listuar disa nga angazhimet programore të PD, si zerimi i tarifave universitare për të rinjtë nga familje me të ardhura deri në 64 mijë lekë të reja dhe praktikat e paguara 30 mijë lekë çdo muaj për një vit.

Këlliçi nuk la pa përmendur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe premtimet e këtij të fundit për zgjedhjet e 25 prillit. “Para 4 ditësh Veliaj tha se do ndërtojë 3 shkolla në zonën e Unazës së Re, por ka 6 vjet në krye të bashkisë dhe nuk ka bërë asgjë”, tha ai.

Këlliçi përmendi disa herë dyshen Rama-Veliaj, që sipas tij janë përgjegjësit kryesorë që Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë. “Duhet të largojmë këtë dyshe që Shqipëria mos të qëndrojë në vendnumëro”.

SHKARKO APP