Belind Këlliçi takon banorët në Baldushk: Ne takojmë qytetarët, Veliaj takon administratën

Kandidati për Tiranën i dalë nga Primaret e Sali Berishës, deputeti Belind Këlliçi në kuadër të turit të takimeve që ka ndërmarrë në Tiranë dhe rrethina, zhvilloi një bisedë me banorë të njësisë administrative Baldushk.

Banorët thanë se fshati i tyre megjithëse është vetëm pak minuta larg Tiranës, sërish është lënë pas dore nga ana e Bashkisë së Tiranës. Një prej tyre tha se mungojnë investimet në infrastrukturë dhe se Veliaj edhe kur shkon, vetëm flet me administratën dhe largohet.

“Për gjënë më të vogël fshatari futet në burg. Shikoni si ka mbetur sera asnjë nuk kujtohet të pyesë si i keni hallet”, tha një prej banorëve. “E kam thënë dhe më parë, ne po bëjmë takime me qytetarët ai po bën takime me administratën. Vjen mban fjalën para tyre, jemi mirë shumë, duartrokasin dhe ikin”, tha Këlliçi.

Kandidati premtoi se pas 14 Majit, Baldushku do të ketë një administrator zonal që do të zgjidhet prej vetë banorëve dhe jo një të emëruar nga kryetari i Bashkisë, siç ka ndodhur deri më tani. Për të vetëm një njeri që zgjidhet me miratimit e banorëve të zonës mund t’u qëndrojë pranë halleve të tyre.

SHKARKO APP