Belinda Balluku dhe Majlinda Dhuka, betohen te Presidenti
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar Belinda Ballukun si zv/kryeministre dhe Majlinda Dhukën si Ministër Shteti dhe Kryenegociatore e Shqipërisë për Bashkimin Europian.
Pasi u lexua formula e betimit dhe dekretet përkatëse të emërimeve, ministret u betuan para Presidentit të Republikës Bajram Begaj dhe firmosën dokumentin e betimit.
Me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, Balluku dhe Dhuka u zotuan se: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave”!