Belshi pa policë
Mungesa e një komisariati policie në Blesh, bën që 33 mijë banorë të këtij qyteti, pa llogaritur turistët e shumtë, të jenë të pasigurtë për jetën e tyre, ndërsa nga ana tjetër janë maskat ato që favorizohen dhe kanë dorë të lirë të bëjnë ç’të duan. Belshi varet direkt nga komisariati i policisë së Cërrikut i ndodhet rreth 25 km larg. Situata bëhet edhe më alarmante kur qyteza e Belshit vizitohet nga një numër i konsiderueshëm turistësh të cilët gjithashtu nga momenti në moment mund të bien pre e keqbërësve duke cenuar jo vetëm sigurinë, por njëherazi edhe njollosur imazhin e vendit.
KOHA JONË SONDAZH

