Bën aksident në gjendje të dehur, lezhjanit i gjendet armë në makinë

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Lezhë, teksa drejtuesi i mjetit është   vënë në pranga për shkak se në makinë kishte një armë pistoletë të cilën është munduar ta fshehë. Një 47-vjeçar nga Lezha, u arrestua nga policia, pasi një aksidenti me makinë, ndërkohë që kishte me vete një armë zjarri, të cilën është përpjekur ta fshehë.

Në pranga përfundoi Astrid Nimani. Bashkë me të është arrestuar edhe Oltion Vuka, 39 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit D.M. 24 vjeç, banues në Lezhë.

Policia sqaron se shtetasi Nimani, në aksin rrugor Shëngjin- Lezhë, duke drejtuar mjetin tip Audi në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga ku për pasojë ka patur vetëm dëme materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë

Swiss Digital Mobile Reklama

Në momentin që ka shkuar policia në vendngjarje, shtetasi A.Nimani i ka dhënë armën e zjarrit tip pistoletë shtetasit D.M. për ta fshehur, e cila është gjetur e hedhur në oborrin e një banese aty afër ku dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”.

Shtetasi D.M. ka arritur të largohej pasi veprimet e punonjësve të policisë për zbardhjen e së vërtetës janë penguar nga shtetasi O.Vuka. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?