Ben Andoni: Reforma në drejtësi nuk po shkon në pritshmëritë e duhura
Analisti Ben Andoni, i ftuar në Ora News, ka komentuar deklaratën e ditës së sotme të ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim.
Andoni është shprehur se mandati i ambasadores do të jetë i lidhur me integrimin e Shqipërisë në BE, si dhe me reformën në drejtësi.
Por Andoni është shprehur pesimist në lidhje me ecurinë e kësaj reforme, pasi sipas tij, ajo nuk po shkon sipas pritshmërive të duhura. “Mu duket interesante interesimi për integrimin e Shqipërisë. Shqipërisë prapë i është hapur një gjysëm drite për në mars, dhe duket se faktori amerikan duke u bashkuar me Shqipërinë. Mandati i saj do të jetë i lidhur me këtë integrim, por mbi të gjitha me atë që ajo tha që në fillim, reforma në drejtësi. Është komplet investimi i tyre, për hir të vërtetës, nuk po shkon në pritshmëritë e duhura.” – tha Andoni në Ora News.
KOHA JONË SONDAZH

