Ben Andoni: Situata post tërmet është ndryshe nga çfarë thuhet në referencat zyrtare

Analisti Ben Andoni tha se në vendin tonë po ndodh një anomali në situatën pas tërmetit.

I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora tha se situata në terren është ndryshe nga ajo që dëgjohet në referencat zyrtare.

Andoni shpjegoi se janë dëmtuar shumë dy institute bazikë, ai Hidrometeorologjik dhe i Sizmologjisë.

Ai shtoi se në këto momente qeveria nuk është serioze ndërsa theksoi se një pjesë e ndërtueseve kanë qenë koshient që Shqipëria është zonë sizmike.

Ben Andoni: “Kemi një anomali. Është ndryshe ajo që referohet dhe ajo që është në terren. Një pjesë e banorëve janë krejt të paqartë për banesat e tyre ndërsa është krejt ndryshe ajo që dëgjojmë në referencat zyrtare. Ka një problem nga viti 2007 me shpërbërjen e strukturave të akademisë, janë dëmtuar shumë dy institute bazikë, AI që merret me problemet sizmike dhe ai hidrometeorologjik. Njoh shumë Institutin Hidrometeorologjik, kishte të dhëna që nga shekulli 19 dhe e dimë që ne përmbytemi vazhdimit dhe të dhënat që jepen nga Instituti janë shumë inferiore që kanë edhe sisteme automatike tani. Kjo ka ndodhur edhe me Institutin e Sizmologjisë. Nuk është e vërtetë që nuk pasur harta dhe nuk i kanë abdetuar. Shyqyri Aliaj tregoi se ishte abdetuar harta e sizmologjikë por nuk është futur në sistem. Nuk funksionon prej shtetit tonë, nuk është serioz.

Shteti jonë po bëhet serioz në këtë moment dhe  prapë po tregojmë se nuk jemi serioz. Pa marrë parasysh atë që vetë ndërtuesit e kanë marrë parasysh nga fika e madhe sepse një pjesë e ndërtueseve kanë qenë koshient që Shqipëria është zonë sizmike dhe Tirana jonë ka probleme të mëdha në disa zona.

Ben Andoni: Shteti nuk po tregohet serioz, situata post tërmet është ndryshe

SHKARKO APP