Ben Blushi i sulmuar nga xhihadistët islamikë dhe nga kryeministri Rama, katolik

 

Sot në gjykatë ka ndodhur një ngjarje e pazakontë.Të akuzuarit për terrorizëm dhe rekrutim të personave për të luftuar në Siri kanë bërë sot një tjetër kërcënim publik. Në qendër të akuzave është politikani dhe shkrimtari Ben Blushi. Fadil Myslimani, njëri prej imamëve të akuzuar ka braktisur sallën e gjykatës së Krimeve të Rënda. Por teksa largohej ka kërcënuar deputetin socialist Ben Blushi. Ai thotë se Blushi tallet me myslimanët në librin e tij.

“Ben Blushi tallet me myslimanët tek romani i fundit. O Allah! Dënoje Blushin që tallet me myslimanët!”,– ka thënë Fadil Myslimani.

Njeriu që bëri thirrje për dënim akuzohet për rekrutim xhihadistësh dhe përfaqëson radikalizmin ekstrem. Në deklaratat e mëparshme ka kërkuar gjykim sipas ligjeve të Sherihatit nuk njeh sistemin e drejtësisë. Thirrje të tilla edhe pse vijnë nga persona që janë të arrestuar duhet të merren seriozisht nga institucionet e shtetit duke i siguruar mbrojtje deputetit Blushi. Seancat që vazhdojnë prej disa muajsh janë shoqëruar me kërcënime dhe mesazhe për akte dhune nga personat që janë në gjykim edhe më parë. Pak javë më parë të akuzuarit kërcënuan dhe Ministrin Saimir Tahiri.

“Përse ka frikë Saimir Tahiri, ai ka arrestuar myslimanët e pafajshëm dhe tani vërtet ai duhet të ketë frikë. "Akuza e prokurorisë janë të manipuluara, unë nuk kam dërguar xhihadist në Siri pasi isha thjesht një kuzhinier në xhami por nëse do kisha çuar do kisha bërë mirë për luftën e shenjtë”,- ka thënë Fadil Myslimani në seancën e zhvilluar më 24 Nëntor të këtij viti.

Janë nëntë persona, mes tyre dhe imamë të vetëshpallur që prej më shumë se një viti janë në proces gjykimi. Ata akuzohen për rekrutim të luftëtarëve xhihadistë që shkojnë drejt Sirisë, kanë braktisur sot sallën e gjyqit tek Krimet e Rënda, pasi relatorët e çështjes kanë refuzuar pranimin e kërkesës së tyre për ndryshimin e masës së sigurisë dhe shpalljen e pavlefshme të akteve për shtyrjen e afatit të hetimit.

Ben Blushi ka mbetur në dy anët i sulmuar; nga njëra anë prej xhihadistëve islamikë dhe nga ana tjetër, politikisht nga Edi Rama, katolik!

SHKARKO APP