Ben Blushi kryeministër në rast krize politike mes PS e LSI

 

 

Përveç vjeshtës me shi në kampin e mazhorancës duket se po vijnë ngricat e mëdha. Dy herë janë takuar Edi Rama me Ilir Metën dhe asgjë publike e asnjë mirëkuptim për qeverisjen e vendit, e cila sipas LSI ka nevojë për ndryshime drastike në ministra. Kryeministri Rama duket stoik në vendimin e tij për mosndryshim të Qeverisë. Si për t'i bërë karshillëk Metës ai mori dje në qeveri PDIU me postin e një zv/ministri dhe pritet t’i jap edhe një ministër, ku mendohet të përfaqësohet  me Shpetim Idrizin ose me Mesila Dodën. Synimi mbetet që me çamët e disa deputetë bashibozukë të së djathtës të mbajë qeverinë në këmbë në raste krize me LSI.

Ndërkohë në gjirin e PS-së kanë filluar grupimet e heshtura, të pakënaqur nga mosndryshimi i ministrave. Në të vertetë Edi Rama duhet të kuptojë se përherë ka nevojë për ndryshime, bile edhe vetë ai pas çdo muaji apo viti ndryshon e fiton eksperiecë me shumë për mënyrën e qeverisjes. Ndaj ka nevojë të ulet e merret vesh me partnerin strategjik të së majtës, Ilir Metën.Në të vertetë masat drastike që po ndermerr Rama janë të nevojshme, por duhet një strategji pikësëpari kundër varfërisë, sepse ka shumë familje pa të ardhurat minimale të jetesës. Duhen vende pune, duhet që biznesi i madh të paguaj e jo të fshihet pas disa ministrave apo ish-ministrave të PD-së. Ka nevojë për ritëm tjetër pune nga shumë ministra ose me pak fjalë duhen emra të tjerë për ministra nga e majta. Ka plot emra VIP e profesionistë tek PS. Nuk është " ulje hunde" nëse ulesh e bisedon hapur me partnerët politikë se çfarë mund të bëjmë më mirë, cilët duhen larguar urgjent dhe se si të ndryshohet gjendja ekonomike e vendit.

Fakti që Ilir Meta nuk po del në media bashkë me Edi Ramën tregon se nuk po merren bien dakort me njeri tjetrin, duke krijuar me shumë hendek . Ka filluar loja,nga të dyja palët për të bërë sa më shumë deputetë në rast të ndonjë krize parlamentare e politike, sepse nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare as PD e as LSI nuk pranojnë me kryeministër Ramën të hyjnë në fushatë elektorale.

Po shikohet mundësia e një alternative të dytë brenda PS-së, pra që LSI, PD e disa deputetë të tjerë të PS të shkojnë drejt Ben Blushit si kryeministër deri në zgjedhje. Edhe ndërkombëtarët kanë besim tek Blushi. Ndaj kartat janë hedhur në tavolinë. Nuk dihet nëse “asi maç” do të jetë në mëngën e Metës apo Ramës, sepse dyshojnë tek ndonjë piruete e momentit nga Rama ,pasi mund  ta çojë vendin për 45 ditë në zgjedhje dhe LSI e PD nuk kanë asnjë mundësi më për kryeministër tjetër.

SHKARKO APP