Ben Blushi: Ky parlament duhet arrestuar!

 

 

Nuk hesht deputeti Blushi.Deputeti socialist është revoltuar sërish duke kundërshtuar fort masat e qeverisë, frymëzuar edhe nga ideja për të kriminalizuar shpifjen. Blushi tha se sot gjithkush mund të përfundojë në burg përveç politikanëve.

“Ka kaq shumë njerëz me të shkuar kriminale këtu, sa më duket vetja sikur jam në kushtet e paraburgimit. Kjo nuk është për të qeshur, por është një turp. Ky do hyjë në analet e historisë si parlamenti më qesharak dhe i turpshëm në histori. Ka një debat se kush meriton të shkojë në burg: sot shkon në burg si shofer që shkel semaforin, shkon si student që proteston, si konsumator, si sipërmarrës se nuk ke paguar taksat, edhe si gazetar, por pyetja është: po si politikan a shkon në burg? Deri tani nuk ka ndodhur. Kjo nuk është pyetja ime, por është pyetja e njerëzve jashtë kësaj salle”, tha Blushi.

Ai shtoi se politikat e ndjekura nga qeveria ndëshkojnë zgjedhësit por asnjëherë të zgjedhurit. “Pyetja mbetet: pse zgjedhësi shkon në burg dhe të zgjedhurit e tyre nuk shkojnë në burg. Kjo sepse nuk kemi bërë një ligj apo reformë që na ndëshkon ne. Ne gjithmonë përdorim procedurën për të shmangur ndëshkimin. A kanë të drejtë zgjedhësit të na pyesin, përse të shkojmë ne në burg dhe ju të mos shkoni në burg asnjëherë? Është koha për t’i dhënë përgjigje serioze kësaj pyetje”, tha ai. 

SHKARKO APP