Bënë gjestin e jashtëzakonshëm heroik në Itali, 5 emigrantëve shqiptarë iu jepet nënshtetësia italiane e nderit
Pak ditë më parë ata pushtuan mediat italiane për gjestin heroik dhe të jashtëzakonshëm që ndërmorën për të shpëtuar pesë të rinj, të cilët kishin përfunduar në një kanal me ujë së bashku me makinën në qytetin Jesolo, pasi u përfshinë në një aksident automobilistik.
Së fundmi, 5 emigrantët shqiptarë nga Kosova, Laurat Hoti, Florim Bytyci, Burim Kuçi, Ilir Lekaj e Lulzim Bytyci, janë vlerësuar me “Nënshtetësinë italiane të nderit” për gjestin e tyre fisnik.
Në natën e 14 korrikut 5 emigrantë kosovarë, ishin të parët që nuk hezituan të zhyteshin në ujë për t’ju ardhur në ndihmë të rinjve italianë.
Pesë emigrantët kosovarë bënë çmos që t’ju japin ndihmën e parë të rinjve italianë, pasi i nxorrën trupat e tyre nga uji, duke lajmëruar Ambulancën dhe Policinë.
Ata mundën të nxjerrin gjallë prej ujit vetëm njërin prej tyre, Giorgia Diral, pasi të rinjtë e tjerë, të gjithë të moshës 22-23 vjeçare, ishin mbytur.
Pas gjestit fisnik që kryen, emigrantët kosovarë u larguan në heshtje, pa pretenduar falenderime apo nderime.
Familja e Giorgias, i cili jetoi falë gjestit të 5 emigrantëve kosovarë dhe kryetarja e bashkisë së Musile kontaktuan emigrantët kosovarë e në dakortësi dhe me kryetarët e bashkisë së komunave përreth, vendosën t’i nderojnë për gjestin e tyre heroik.
Emigrantët kosovarë, të moshës 30-40 vjeçare, jetojnë prej vitesh në Itali, ku punojnë si muratorë. Ata janë të gjithë familjarë e prindër.
Pak ditë pas ngjarjes së rëndë, një prej tyre tha për Corriere del Veneto:
“Çdokush do të kishte bërë të njëjtën gjë. Në atë moment nuk menduam asgjë, thjeshtu u zhytëm në ujë… ne vetëm donim t’i shpëtonim ata.”

KOHA JONË SONDAZH

