Benet Beci: Heroizëm në Shkodër, efektivi i Policisë shpëton një jetë në Bunë
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka vlerësuar një akt të jashtëzakonshëm guximi nga Policia e Shkodrës, ku një efektiv ndërhyri me shpejtësi për të shpëtuar jetën e një qytetareje, duke shmangur një tragjedi të rëndë.
“Një akt heroik është shënuar sot nga Policia e Shkodrës, ku një efektiv u hodh në lumin Buna për të shpëtuar jetën e një 59-vjeçareje që tentoi të vetëmbytej.
Falë reagimit të shpejtë dhe profesionalizmit të tij, u bë e mundur shmangia e një ngjarjeje të rëndë.
Mirënjohje dhe respekt për efektivët e Policisë së Shkodrës, që çdo ditë janë në shërbim të jetës dhe sigurisë së qytetarëve”, shkruan Benet Beci në postimin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

