Benet Beci: Ka nisur puna për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në qytetin e Shkodrës

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci shkruan në Facebook: 

#bashkianëpunë
Ka nisur puna për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në qytetin e Shkodrës. Rruga “Isaj” me gjatësi 1.3 km që lidh lagjen Drobraç me zonën e Fermentimit i është nënshtruar rikonstruksionit. Ky segment rrugor do të asfaltohet në kuadër të një pakete ndërhyrjeje të bashkisë Shkodër me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për përmirësimin e infrastrukturës në rrugët e brendshme të qytetit të Shkodrës dhe Njësive Administrative.

SHKARKO APP