Benet Beci: Më shumë se 130 fëmijë ishin mbrëmë yjet e skenës së Festivali Mbarëkombëtar të Këngës për Femijë, Shkodër
Në një postim në rrjetet sociale, Kryebashkiaku, Benete Beci ka ndarë lajmin se “Më shumë se 130 fëmijë ishin mbrëmë yjet e skenës së Festivali Mbarëkombëtar të Këngës për Femijë – Shkodër, Albania
Mes shumë emocionesh e miqve të ftuar nata finale dhuroi shumë gëzim e energji pozitive.
Shumë suksese të gjithëve!”
Ky festival është një ngjarje kulturore e rëndësishme për fëmijët dhe është një platformë ku zërat e vegjël nga trojet shqipfolëse përformojnë duke sjellë premisat e një gjenerate të re premtuese që do të pasurojë traditën tonë të këngës.
Krijuar në maj të vitit 1963, ky festival është një nga traditat më të bukura muzikore në qytetin e Shkodrës. Prej vitit 1993, festivali i fëmijëve në Shkodër u kthye në mbarëkombëtar dhe që nga ky vit marrin pjesë fëmijët nga të gjitha trevat shqipfolëse.
Koha Jonë