Benet Beci: Një falënderim i veçantë për mësuesit në 7 Mars

Në Ditën e Mësuesit, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ndau një mesazh mirënjohjeje për mësuesit, duke vlerësuar një iniciativë domethënëse të Këshillit Vendor Rinor. Të rinjtë zgjodhën ta festojnë 7 Marsin duke u kthyer tek mësuesit e klasës së parë, ata që u mësuan shkronjat e para dhe hodhën themelet e rrugës së dijes.

Postimi i plotë:

Gëzuar 7 Marsin të gjithë mësuesve! 📚✨
Këshilli Vendor Rinor zgjodhi ta festojë ndryshe, duke u kthyer aty ku gjithçka filloi: tek mësuesit e klasës së parë, ata që na mësuan shkronjat e para dhe hodhën themelet e rrugëtimit në dije.
Me shumë mirënjohje, të rinjtë shkuan për t’i takuar dhe për t’u dhuruar një kujtim simbolik, si një falënderim të vogël për dashurinë, përkushtimin dhe kujdesin që u kanë dhënë ndër vite.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?