Benet Beci përmes një fotoalbumi, sjell poetikën e vjeshtës në Shkodër

Poetika e vjeshtës në Shkodër, vjen përmes një albumi fotografik nga kryebashkiaku Benet Beci, si një promovim I bukurisë që vesh Shkodrën me magjinë e ngjyrave gjalla të stinës.

Shkodra gjithnjë është e bukur, por vjeshta, me kostumet e shumëngjyrshme e stolis atë si për festë. Sepse me natyrën, por edhe me transformimin që po ndodh, Shkodra ka gjithnjë arsye për të festar, për të kremtuar.

Gjallëria e saj, përmes kësaj larmie pamjesh, është pulsi i jetës së qytetit. Që nga degët me shegë, e me portokalle, lundrimi në Liqen, panorama e rrugëve, kaltërsia e ujërave, shëtitja në rrugët plot vrull, shpërfaqet Shkodra “Një e diel e bukur vjeshte në Shkodër”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Albert Vataj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?