Benet Beci pret Arqipeshkvin Giovanni Peragine: Katedralja “Shën Shtjefni” pajiset me dokumentacion të rregullt pronësie

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, priti në një takim në zyrën e tij Arqipeshkvin e Dioqezës Shkodër–Pult, Giovanni Peragine.

Gjatë takimit u nda lajmi për përfundimin e procesit të pajisjes me dokumentacion të rregullt pronësie të Katedralja Shën Shtjefni, një nga simbolet historike dhe fetare më të rëndësishme të qytetit të Shkodrës.

Postimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Me kënaqësi prita në zyrë Imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkëv i Dioqezës Shkodër–Pult, me të cilin ndamë kënaqësinë për përfundimin e procesit të pajisjes me dokumentacion të rregullt pronësie të Katedrales “Shën Shtjefni” të Shkodrës, një nga simbolet më të rëndësishme historike të qytetit.
Gjatë takimit mora edhe falënderimet për lehtësirat dhe bashkëpunimin e krijuar në këtë proces të rëndësishëm të njohjes së pronësisë. Shpreha gjithashtu angazhimin për të asistuar dhe bashkëpunuar në hapat e mëtejshëm për restaurimin dhe mirëmbajtjen e kësaj katedraleje, një pasuri e vyer për Shkodrën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?