Benet Beci pret në takim ambasadorin e Urdhërit të Maltës në Shqipëri: Do rrisim bashkëpunimin
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka pritur në një takim me ambasadorin e Urdhërit të Maltës në Shqipëri, Stefano Palumbo.
Beci në postimin në Facebook shkruan se ky takim shërbeu për të rritur bashkëpunimin mes Bashkisë së Shkodrës dhe Ambasadës së Urdhërit të Maltës.
Postimi i plotë:
Me Ambasadorin e Urdhrit të Maltës në Shqipëri, z. Stefano Palumbo.
Diskutuam së bashku për rritjen e bashkëpunimit mes Bashkisë Shkodër dhe Ambasadës së Urdhrit të Maltës.
Fokusi dhe vëmendja jonë do të vijojë të jetë në fushën sociale, aty ku kjo ambasadë, nëpërmjet organizatës Malteser, ndihmon prej vitesh shtresat sociale në Shkodër.

KOHA JONË SONDAZH

