Benet Beci pret në zyrë drejtorin e Policisë Shkodër dhe Kryeinspektorin e IKMT-së

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci ka pritur në një takim drejtuesin e parë të Policisë Shkodër, Edmond Sulaj dhe Kryeinspektorin e IKMT-së, Agim Ismaili. Beci thotë se nga të dy drejtuesit mori mbështetjen maksimale për të qenë bashkë në luftën kundër paligjshmërisë në rrugët e Shkodrës, sidomos për krimet mjedisore dhe ndërtimet pa leje, me të cilat është abuzuar për vite me radhë.

Postimi i plotë:

Prita në një takim ditën e djeshme z. Edmond Sulaj i cili sapo ka marrë detyrën e drejtuesit të parë të Policisë Shkodër dhe Kryeinspektorin e IKMT-së, z. Agim Ismaili. Biseda u fokusua kryesisht në përpjekjet e masat e Bashkisë Shkodër për rikthimin e ligjit në territorin e saj.
Nga drejtuesit e lartë, qoftë të Policisë së Shkodrës, po ashtu edhe të IKMT-së, mora mbështetjen maksimale për të qenë bashkë në luftën kundër paligjshmërisë në rrugët e Shkodrës, sidomos për krimet mjedisore dhe ndërtimet pa leje, me të cilat është abuzuar për vite me radhë.
Forcimi i struktruave të Policisë Bashkiake, rritja e rolit të efektivëve të policisë bashkiake dhe bashkëpunimi me qytetarët do të rrisë sigurinë dhe zbatimin e ligjit në Shkodër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?