Benet Beci: Shkodra gati për Europianin U16, nis rinovimi i Pallatit të Sportit “Qazim Dervishi”

Në prag të Kampionatit Europian të Basketbollit për moshat U16, i cili do të zhvillohet këtë verë në Shkodër, Bashkia ka nisur punimet intensive në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” për të garantuar kushte optimale për sportistët dhe pjesëmarrësit.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, përmes një postimi në rrjetet sociale me hashtagun #bashkianëpunë, bëri të ditur se punonjësit e Drejtorisë së Menaxhimit të Objekteve Publike janë angazhuar në përmirësimin e infrastrukturës së brendshme të pallatit. Ndër punimet kryesore janë përmirësimi i parketit të fushës së lojës, rinovimi i dhomave të zhveshjes dhe vënia në funksion e sistemit të kondicionimit të ajrit në të gjithë ambientin.

Gjithashtu, parashikohet rishikimi i ndriçimit sportiv dhe i sinjalistikës brenda sallës, me synimin për të përmbushur standardet e kërkuara për një aktivitet të nivelit europian. Shkodra pritet të mirëpresë dhjetëra ekipe dhe të rinj nga vende të ndryshme, duke e kthyer qytetin në një qendër të rëndësishme sportive gjatë kësaj vere.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?