Benet Beci uron nga Shkodra e veshur kuqezi: Gëzuar 80-vjetorin e Çlirimit të Atdheut!

Shkodra është zgjuar sot më 29 nëntor e veshur kuqezi. Ngado flamujt valëvijnë duke krijuar kështu një atmosferë të zjarrtë festive, aty në Shkodër, aty ku forcat partizane dëbuan hordhinë e fundit naziste, duke çliruar qytetin dhe duke finalizuar aktin heroik të bijve dhe bijave të këtij vendi për çlirimin e plotë të atdheut.

Kryebashkiaku i Shkodrës, përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, ku përcillet kjo atmosferë festive uron të gjithë “Gëzuar 80-vjetorin e Çlirimit të Atdheut!”

AV

SHKARKO APP