Benet Beci: Vijon asfaltimi në rrugën “Tahir Dizdari”, përmirësohet infrastruktura dhe shërbimi për banorët

Ndërmarrja e Shërbimeve dhe Punëve Publike në Shkodër po vijon punimet për asfaltimin e rrugës “Tahir Dizdari”, një segment i rëndësishëm për lëvizjen brenda qytetit. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili theksoi se kjo ndërhyrje është pjesë e angazhimeve për përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe ofrimin e një shërbimi më të mirë për komunitetin.

“Asfaltimi i këtij segmenti rrugor është një hap tjetër konkret drejt modernizimit të infrastrukturës sonë dhe përmirësimit të jetesës për banorët e kësaj zone”, u shpreh Beci në një postim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?