Bëni kujdes, do të skanohet edhe kroskoti dhe kilometrazhi
Përveç kontrollit teknik të mjetit, do të bëhet edhe verifikimi dhe skanimi i kroskotit për të nxjerrë të dhënat reale të kilometrazhit.
Një gjë e tillë është bërë me dije nga DPSHTRR ku kilometrazhi i automjeteve në momentin e kolaudimit, verifikimit me fishë për mjetet me të dhëna digjitale dhe skanimi i kroskotit janë sot pjesë pa pagesë e shërbimit.
Kjo risi sjell dokumentimin e kilometrazhit, dekurajimin e spekullimeve në treg, nxitjen e mbajtjes së librave të shërbimit (nga autoriparues të ligjshëm) dhe mbrojtjen e konsumatorit, blerësit, sikurse frenojmë hyrjen në vend të mjeteve të tejamortizuara.
KOHA JONË SONDAZH

