Bëni kujdes, e marta do të jetë me temperaturë -23 gradë Celsius në këto zona

Shqipëria pritet të kalojë ditët me temperaturatë më të ulëta. E marta do të shënojë edhe temperaturën më e ulët, -23 gradë Celsius.

Stacionet meteorologjike ndërkombëtare raportojnë se zona më e ftohtë gjatë këtyre ditëve do të jetë ajo mes Librazhdit dhe Bulqizës, ku në fshatrat Klenjë, Qarrishtë dhe Okshin pritet që termometri të zbresë deri në -23 gradë Celsius.

Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit lajmëroi ditën e sotme mbylljen e shkollave për shkak të temperaturave të ulëta që do të mbërthejnë vendin. Javën që vjen, tre ditët e para do të jenë pushim për nxënësit, pasi paralajmërohet që temperaturat të zbresin deri në -17 gradë celsius.

SHKARKO APP