Bënte manovra të rrezikshme në rrugë, “Benzi i veçantë” gjobitet me 40 mijë lekë

Një i ri me Benz është kapur nga kamerat e disa qytetarëve teksa bënte manovra të rrezikshme duke vënë në rrezik edhe jetën e shoferëve të tjerë.

Ngjarja është regjistruar në mbikalimin mes qytetit të ri dhe të vjetër në Bulqizë. Kjo video, e filmuar nga një qytetar i rastësishëm, është ngarkuar më pas në rrjetet sociale, nga ku është pikasur nga policia Rurrore.

Për rrjedhojë, është bërë identifikimi dhe ndalimi drejtuesit të automjetit, së bashku me mjetin përkatës dhe është gjobitur me 40 mijë lekë.

SHKARKO APP