“Benzi” përplas motoçikletën në “Don Bosko”, i riu përfundon në spital me plagë në kokë (Foto)

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet. Rreth orës 12:00, një automjet tip “Benz” ka përplasur një të ri i cili lëvizje me motoçikletë.

Në fotot që “BalkanWeb” ka siguruar nga vendngjarja duket se goditja ka qenë e fortë. Si pasojë e përplasjes, pjesa e përparme e “Benzit” është dëmtuar ndjeshëm. Shumë të mëdha janë edhe dëmtimet që ka pësuar motoçikleta, ndërsa i riu që e drejtonte, rreth të tridhjetave, ka mbetur i plagosur.


aksident-makina-perplas-motorin
Dëshmitarët e pranishëm në vendngjarje thonë se i riu ka pësuar dëmtime në kokë, dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?