Benzi përplas një këmbësor në Vlorë, shoferi largohet nga vendngjarja

Një makinë ka përplasur një këmbësor pasditen e sotme në Vlorë.

Sipas informacioneve mjeti tip “Benz” me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur një këmbësor me iniciale M.S.. Ky i fundit është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë që shoferi është larguar nga vendngjarja.

Më datë 21.01.2021, rreth orës 18:00, në lagjen Kushtrim, Vlorë, një mjet i markës benz, me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarje shtetasin M. S, i cili ndodhet në spital, në gjëndje të rëndë shëndetësore”, njofton policia.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP