Beqaj: 26% e mjekëve s’kanë marrë në 5 vjet kreditet e nevojshme

Ministri i Shëndetësisë ILir Beqaj i është përgjigjur deputetes demokrate Albana Vokshi, ku ka theksuar se testimi i mjekëve është i domosdoshëm dhe se Shqipëria ka një emergjencë kombëtare sai përket shëndetësisë.

"Për testimin ka një vendim të djeshëm të gjykatës, në të cilin u tha se deri sa të ketë një vendim përfundimtar nuk do të ketë testim.

Ne kemi në shëndetësi, tek burimet njerëzore një situatë të tmerrshme, ndërkombëtare… 26 përqind e mjekëve nuk kanë arritur t’i marrin në 5 vjet kreditet e nevojshme dhe nëse për 6 muaj nuk përfshihen në testim, nuk do të mund të vijojnë profesionin e tyre. Duhet të merremi seriozisht për të bërë përpjekjet maksimale, që deri në mes të prillit të shpallim programet që ata duhet të mësojnë dhe në tetor të arrijmë zgjidhjen. Testimi i domosdoshëm, nuk prek marrdhëniet e punës, pagën, nuk prek as të drejtën e vijimit të ushtrimit të profesionit, testi nuk ka nivele pikësh. Faza e parë testimit do të ishte i përgjithshëm, testi i dytë sipas profilit", u shpreh Beqaj.

Më tej ai u përgjigj edhe për mbetjet spitalore ku tha se procesi i nënshtorhet hidroklavimit.

Për mbetjet spitalore, sigurisht që mbasi u përpoqët të shpikni ngjarje të rreme, sot publikisht thatë në gjë të pasaktë që mbetjet nuk hidroklavohen. Kjo nuk është e vërtetë. Mbetjet i nënshtrohet procesit të hidroklavimit, kthehen si betejet e tjera urbane. Mbetjet administrohen brenda spitaleve, pastaj sipas natyrës së tyre hidroklavohen dhe iu jepen subjekteve që janë të liçensuara për t’i marrë dhe për t'i çuar në pikat e grumbullimit.

Beqaj u përgjigj edhe për çmimet e barnave ku tha se situata ka qenë e tillë qysh në vitin 2006-2007, ndërsa qeveria e re u angazhuam, që nuk do të pranojmë barna me çmim më të shtrenjtë se në vendet e origjinës

Barnat j’ua kam thënë dhe po e përsëris. Në 16 dhjetor 2010 seanca e kuvendit të Shqipërisë ministri i financave shprehej, ministria e financave ka bërë një investigimim të çmimeve gjatë viteve 06-07, ka rezultuar se mesatarisht çmimet e ilaçeve në Shqipëri ishin nga 25-60 përqind më të larta se sa vendet anëtare të BE-së. Pra në 06-07 e dinit që në Shqipëri barnat vijnë 25 deri 60 përqind më shtrenjtë. Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave e dinin që barnat vinin shumë më shtrenjtë dhe nuk keni bërë asgjë. Ne u angazhuam, që nuk do të pranojmë barna me çmim më të shtrenjtë se në vendet e origjinës", theksoi Beqaj.

SHKARKO APP