Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:35 Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet Të paktën 300 shkolla në Itali u evakuuan pas një alarmi për bombë të dërguar me email, njoftoi ministri i arsimit Giuseppe Valditara, i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Lutfi Dervishi: Molotovi kap faqet e para të gazetave, por dëmton besimin tek opozita

Forum E hënë, 7 Tetor 2024 22:16
Lutfi Dervishi: Molotovi kap faqet e para të gazetave, por dëmton besimin tek opozita
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Lutfi Dervishi

Rezistencë civile apo partiake? Opozita mbajti një tjetër protestë e cila sipas paralajmërimeve, do të ishte e mbushur me sekrete dhe surpriza. Por marshimi nuk ofroi asgjë të re veç zgjerimit të listës së godinave të goditura me molotov.
Kjo ishte surpriza?

Në teorinë klasike të rezistencës civile, (rasti Gandi), rezistenca është paqësore. Synimi kryesor është të sfidohet kundërshtari duke mos iu bindur, edhe kur kërkesat e tij janë të ligjshme. Kjo është një formë proteste e cila ndërton legjitimitet për kauzën e saj përmes veprimit paqësor dhe masiv.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Masivizimi është një thelbësor; vetëm kur ka mobilizim, mosbindja civile arrin efektin e dëshiruar. Kjo është forma e rezistencës që historikisht ka pasur sukses në përballjen me qeveritë. Por, suksesi i mosbindjes civile varet jo vetëm nga organizimi i protestuesve, por edhe nga natyra e kundërshtarit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Siç theksonte vetë Gandi, suksesi i tij u arrit sepse përballë kishte një kundërshtar me integritet institucional, si Perandoria Britanike, e cila ishte e ndjeshme ndaj presionit moral dhe politik. Në kontekstin shqiptar, ky faktor merr një rëndësi të veçantë kur ke parasysh se kush është përballë.

Mund t'ju interesojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 2 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

9 Nëntor 2026, 19:14

Aktualisht, vendi përballet me sfida të shumta që prekin direkt jetesën e qytetarëve dhe në një vend normal protestat duhet të organizoheshin nga të prekurit, grupet e interesit, apo sindikatat dhe jo nga partitë. Kostot e larta të jetesës ndihen mbi kurrizin e çdo familjeje, duke bërë që shumë të pakënaqur të marrin rrugën e emigrimit.

Ky eksod permanent ka zbrazur qytete e fshatra, me pasoja serioze per sot dhe neser. Sot auditorët e universiteteve kanë qenë më të zbrazur se kurrë më parë. Duket se vendi po lëngon më shumë nga demografia se nga demokracia.

Qeveria, në vend që të përballet me këtë krizë demografike dhe të aplikoje politika që të nxisin qëndrimin e të rinjve në vend, duket se është e përqendruar në propagandë masive dhe në zhvillimin e projekteve të mëdha, “Shqipëria 2030”.
Në këtë kontekst, opozita pritet të ofroje zgjidhje dhe të jetë strehe për t’i bërë vend pakënaqësive në rritje.

Protestat e deritanishme nuk krijojnë atë ndjesi masive të rezistencës që mund të shkundë qeverinë. Edhe pse pakënaqësia është në rritje, kjo nuk përkthehet në rritje të mbështetjes për opozitën, pasi ajo thjesht nuk po i bind të pakënaqurit. Të pakënaqurit me qeverinë ndoshta kanë nevojë të shohin portrete të reja, njerëz të rinj (jo domosdoshmerisht ne moshe) dhe ide të reja. Qytetarët përballen me rritje të vazhdueshme të çmimeve, me pensione që nuk mjaftojnë për mbijetesë, dhe me një ndjenjë të përgjithshme pesimizmi për të ardhmen e vendit.

Megjithatë, protestat e opozitës duket se mbeten në një nivel deshperues, të orientuara më shumë drejt akteve që prodhojne “lajm” sesa në ndërtimin e një platforme të qartë politike që mund të bindë masat apo një aksioni që paralizon dhe imponon. Mosbindja civile, për të qenë efektive, kërkon që opozita të jetë në një linje me të pakenaqurit, të ndjekë kauzat që i prekin ato drejtpërdrejt.

Pa këtë lidhje, protestat kthehen në shfaqje të radhës në një cikël të pafund të krizes politike. Nëse opozita dëshiron të jetë efektive në përballë qeverisë, ajo duhet të ndalet dhe të dëgjojë më mirë zërat e qytetarëve, të dalë nga loja e spektakleve dhe të ofrojë zgjidhje që adresojnë hallet e përditshme. Pa këtë lloj qasjeje, çdo molotov i hedhur mund të prodhoje foto per faqen e parë, por nuk bën gjë tjetër veçse dëmton edhe më shumë besimin e publikut te opozita.

Etiketat e lidhura

Lutfi Dervishi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 7 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 15 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time
Para 16 minutash

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime
Para 21 minutash

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Int...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.