Beqaj, kontroll tek farmacitë: Merrni kupon tatimor në çdo njësi të shërbimit shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj në një deklaratë për mediet ka njoftuar se inspektoi sot disa nga farmaci në kryeqytet, ku ndoqi nga afër zbatimin e betejës së shpallur në fillim të shtatorit të Qeverisë kundër informalitetit në përgjithësi, dhe në sektorin e kujdesit shëndetësor në veçanti.

"Do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi për t'i bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë jo vetëm detyrimin ligjor por edhe angazhimin qytetar, për të kërkuar në çdo aktivitet ekonomik kuponin tatimor, edhë në farmaci edhe në njësi të tjeta të shërbimit shëndetësor në çdo sistem, perfshirë vizitat dentare apo ekzaminimet laboratorike e imazherike"- u shpreh ministri i Shëndetësisë.

Beqaj e vuri theksin te rëndesia e zbatimit të ligjit në mënyrë uniforme, në mënyrë që të mos mbetet jashtë sistemit fiskal asnjë shërbim shëndetësor që paguhet nga qytetarët.

"Përpos detyrimit ligjor, unë besoj se është një nevojë e domosdoshme të formalizohet çdo shërbim, pasi kështu mund të krijohen shumë më tepër të ardhura, të cilat do të përdoren për përmirësimin e ndjeshëm të shërbimeve publike që njerëzit kanë nevojë, përfshirë edhe kujdesin shëndetësor, si dhe për të përmirësuar shpërblimet dhe pagat e punonjësve publikë te shëndetësisë", vazhdon deklarata e ministrit.

Aksioni i sotëm ka ardhur dhe pason vazhdën e inspektimeve kundër informaliteti në njësitë e shërbimeve shëndetësore dhe vjen pas thirrjes publike të Kryeministrit Rama me aktorët e interesit në fushën e shëndetësisë.

Për formalizinin e shërbimeve, në mënyrë që të arrihet gradualisht në angazhimin madhor të Qeverisë, për shërbime  shëndetësore falas për të gjithë qytetarët, pa dallim.

R.SH

SHKARKO APP