Ish-ministri Beqaj: Mund të mbyllemi sërish, mjekët dhe infermierët po ezaurohen
Ish-ministri i Shëndetësisë, njëherësh edhe deputet i PS, Ilir Beqaj, thotë në një intervistë për emisionin ”Në Fokus”, thotë se rritja e kapacitetit të testimeve nuk do të sillte ndonjë ndryshim të situatës. Sipas tij qytetarët e kanë shpërdoruar situatën e lirimit të masave dhe duhet të bëjnë kujdes, sepse spitale mund të hapen pafund, por po shkojmë drejt ezaurimit të mjekëve dhe infermierëve.
“Shumë apo pak teste kjo është relative. Edhe nëse do kishte teste më shumë çfarë do të ndryshonte? Unë besoj se njerëzit që kanë nevojë për ndihmë mjekësore, që kanë nevojë për t’u intubuar nuk do ishte më i madh edhe në rast se testet do ishin më të shumta. Kjo është një histori e kapërcyer.
Numri i testeve nuk ka një vlerë më të madhe. Ajo që bën përshtypje është se Shqipëria ka një përqindje të lartë të rasteve të reja në raport me testet. Unë vetë mendoj se nuk mund të ketë më mbyllje.
Sigurisht që ezaurimi i kapciteteve spitalore mund të na detyrojë të bëjmë edhe shtrëngesa të paimagjinueshme. Duhet përgjeshmëri. Mund ti kërkjojmë çdo gjë qeverisë, por një gjë nuk e zgjidhim dot. Nuk bëjmë dot rritje të numrit të mjekëve dhe infermierëve. Mund të hapim edhe COVID 5 dhe 6, por mjekë dhe infermierë pa kufi nuk bëjmë dot”.