Beqaj: Na mungojnë 289 mjekë specialistë

Kuvendi u përfshi nga debatet në lidhje me pr/ligjin Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, ndërsa ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj tha se 289 mjekë specialistë mungojnë në spitalet jashtë Tiranës, pasi ish­-qeveria e drejtuar nga demokratët bllokoi specializimet për 4 vite.

“Na mungojnë 298 mjekë specialist në spitale jashtë Tirane, sepse ju për 4 vjet i bllokuat specializimet. Ligji është i pa plotë dhe mjekët janë në udhëkryq, pasi këto janë pasojat e ligjeve që janë miratuar nga ishmazhoranca. Testimi i infermierëve u konfirmua nga gjykata që ishte i ligjshëm. Është e domosdoshme që në këtë projekt të plotësojmë kuadrin. Të jemi të vetëdijshëm që duhet ta zbatojmë në mënyrë uniforme si në institucionet publike dhe private shëndetësore”, tha Beqaj.

Por pas ministrit Beqaj, deputeti demokrat Roland Keta kërkoi gjetjen e një zgjidhjeje për situatën dhe lënien mënjanë të justifikimeve. Ai solli rastin e spitalit të Bulqizës që sipas tij nuk ka mjek kirurg, duke thënë më tej se ndryshimet në ligj i ka sjellë PD­ja ndërsa qeveria e sollia ligjin ashtu siç ishte në 2009.

“Unë dhe opozita mbështesim çdo nismë që i shërben shërbimit shëndetësor që qytetarit. Më vjen mirë që ministri e pranoi që në Bulqizë nuk ka kirurg. Është fatkeqësi që në një qytet minatorësh ku aksidentet ndodhin përditë mos ketë kirurgë. Ministri nuk mund të kthejë këtë përgjigje. Në spitalin e Peshkopisë ka 5 kirurgë dhe mund të vijnë edhe në Bulqizë. Ndryshimet në ligj i sollëm ne, se ju e sollët ligjin si e lamë ne në 2009”, tha Keta.

Ndërkohë, deputetja Albana Vokshi përmendi dy raste të qytetarëve nga Pogradeci dhe cërriku, të cilët ishin të detyruar të vinin në Tiranë dhe të merrnin ilace pranë QSUT, madje për rastin e pacientes nga Pogradeci, ligjvënësja demokrate tha se familjarët e saj paguajnë cdo ditë 5 mijë lekë për blerjen e ilacit. “Kjo është shëndetësia falas e premtuar zoti ministër”, iu drejtua Vokshi, ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

SHKARKO APP