Beqaj në Konferencën Ndërkombëtare Ministerale

Katër çeshtjet kryesore në të cilat u fokusua Konferenca ishin lidhur me situatën dhe ecurinë e zbatimit të rregulloreve të reja shëndetësore ndërkombëtare, çështjen e rezistencës ndaj antimikrobikëve, efektet ndaj shëndetit publik të modeleve të reja të sjelljes (lifestyle) dhe ndikimet e migracionit në vendet e Rajonit të Mesdheut.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe kërcënimit të përhapjes së infeksioneve të shkaktuara nga përhapja e virusit “Ebola”.
Gjatë punimeve të Konferencës, Beqaj zhvilloi një takim pune me ministren italiane të Shëndetësisë, znj. Beatrice Lorenzin, në të cilin të dy bashkëbiseduesit ranë dakord që brenda pranverës së ardhshme, të dy vendet të nënshkruajnë një protokoll të ri bashkëpunimi në sektorin e kujdesit shëndetësor, duke rijësuar protokollin e mëparshëm pesë-vjecar të nënshkruar në 2007. Po ashtu ministri u takua edhe me zyrtarë të tjerë të lartë.
Kjo konfrencë është konceptuar si një mundësi për të promovuar rolin kyç të Italisë në marrëdhëniet me vendet e Rajonit të Mesdheut në “perspektivën e solidaritetit, forcimin e veprimtarive të partneritetit dhe të rritjes së përbashkët të sistemeve shëndetësore,” në Konferencë u diskutuan gjithashtu edhe projekte Euro-mesdhetare të mbështetura dhe të financuara nga Ministria italiane e Shëndetësisë.

SHKARKO APP