Beqaj ofendon Vasilin dhe Gjoshën, i quan pensionistë
Ilir Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë, tashmë deputet i PS-së, me deklaratën për ulje pagash dhe pensionesh, revoltoi edhe më shqiptarët. Në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, Beqaj thotë se propozimi i tij është keqintepretuar nga mediat. Nga ana tjetër, ai ka ofenduar nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasilin dhe ish-ministren e Integrimit, Klajda Gjosha.
”Çfarë kam shkruar unë nuk kam pse ta përsëris mund ta lexoni. Nuk jam marrë me pensionistët fare. Ka tituj mediash që thonë policia dyshon se vëllezërit njiheshin me njëri-tjetrin. Ky është lloji i medias. Nuk jam marrë me pensionet. Propozimi im që pensionisti Petrit Vasili të mos marrë pension 840 mijë lekë por 630 mijë lekë, pse është i pamoralshëm? Pensionistja Klajda Gjosha të mos marrë 900 mijë lekë por 670 mijë lekë pse është kriminale? Po ta lexosh kam thënë që të gjithë punonjësit që janë në ballë të luftës të mos preken. Merr lexo ke kohë sa të duash ata që të cojnë me plagjiatura mund ti citosh këtu”.