Beqaj: Sistem inovativ për urgjencën mjekësore

 

Flota e autoambulancave të shërbimit të urgjencës mjekësore do të menaxhohet tashmë nga një sistem i ri dhe inovativ administrimi. Sistemi i mbikqyrjes me GPS i flotës së QKUM dhe Formulari i ri i Territorial i regjistrimit të rasteve të urgjencave mjekësore, janë vetëm hapat e parë në rrugën e jetëzimit të një prej angazhimeve madhore të Qeverisë për krijimin e një shërbimi kombëtar urgjencë efikas dhe sipas standardeve ndërkombëtare

Lajmi u bë i ditur gjatë një takimi që Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, i shoqëruar nga Zëvendësministri, z. Klodian Rjepaj dhe Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, z. Skënder Brataj, zhvilluan sot (17/11/2015) në mjediset e Ministrisë së Shëndetësisë me mjekë e punonjës të shërbimit të urgjencës mjekësore në vend, ku u prezantuan risitë e sistemit të ri të administrimit të këtij shërbimi.

Në fjalën e tij të hapjes, z. Rjepaj, e vuri theksin te qasja tërësisht e re në riorganizimin dhe menaxhimin e shërbimit kombëtar të urgjencës mjekësore, duke u shprehur se “pas miratimit të ligjit pë urgjencën mjekësore, investimit që po realizohet tashmë për Qendrën e Drejtimit të Shërbimit Kombëtar të Urgjencës Mjekësore, reformimi radikal i urgjencës mjekësore është një nga angazhimet tona programore, por padyshim edhe një nevojë e domosdoshme për shërbimin shëndetësor shqiptar”.

Ndërsa, Dr. Brataj, pasi bëri një analizë të sistemit të vjetër duke marrë shembuj konkretë të regjistrit të shërbimit të urgjencës së Tiranës, bëri një prezantim të hollësishëm të mënyës së re të administrimit, e cila do të fillojë nga vënia në zbatim e Formularit të ri Territorial. Gjithashtu, ai prezantoi edhe sistemin e ri katër-ngjyrësh të kodifikimit të urgjencave mjekësore, sipas shkallës së emergjencës, llojit të sëmundjes dhe lokalizimit, që do të zbatohet njëtrajtësisht në të gjithë njësitë e shërbimit të urgjencave mjekësore në vend”.

 

Ndërkohë, Ministri Beqaj u shreh i sigurt se duke filluar “nga muaji mars i vitit të ardhshëm, do të kemi një përmirësim të ndjeshëm të flotës në territor,” duke siguruar se do të vazhdojmë me investime të tjera, edhe në mënyrë që të kemi besoj funksional brenda shtatorit, të plotë sistemin e komandës dhe kontrollit”.

SHKARKO APP