Beqaj tha se nuk “gjendej” as në Tiranë as në Shkodër, zbulohet ku është “arratisur” ish-ministri Bushati

Ish-ministri Ditmir Bushati, i cili deri dje ishte drejtuesi i PS-së në Shkodër dhe një nga figurat më të rëndësishëm në PS, tashmë është lënë plotësisht jashtë partisë.

Gjatë marrjes së drejtimit politik dje në Shkodër, Ilir Beqaj tha se Bushati nuk është as në Tiranë as në Shkodër, ndërkohë që shtoi se mbetet vetëm si deputet.

Teksa këto ditë, gjithë PS-ja është nëpër mbledhje e organizime me Ramën, ish ministry Bushati ndodhet në Danimarkë.

Ka qenë vetë ai që ka ndarë fotot e një restoranti, me pronarët që mesa duket janë shqiptarë të Maqedonisë.

“Me punë e këmbëngulje, shumë bashkëatdhetar janë histori suksesi kudo në botë. E tillë është edhe historia e familjes Xheladini nga Tetova, të cilët drejtojnë një sipërmarrje të suksesshme në Helsingor Danimarkë”, shkruan Bushati.

https://www.facebook.com/ditmirbushati.al/posts/3177828225664271

 

SHKARKO APP