Beqja: QSUT po furnizohet normalisht me ujë

 

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja bëri të ditur se QSUT prej orës 23.00 të së hënës po furnizohet normalisht me ujë të pijshëm.

“Furnizimi normal i QSUT me ujë ka vazhduar kështu që besoj kush nuk e ka marrë vesh akoma ta shpërndajë. Shërbimi i dializës u garantua për ata që kishin dje seanca për të kryer”, tha Beqja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai foli gjatë prezantimit të projektit prej 32 milinoë euro që jep Banka Botërore në përmirësimin e sistemit të shëndetësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Objektivi kryesor i projektit të Bankës Botërore në përmirësimin e sistemit të shëndetësisë është pikërisht aksesi që duhet të kenë të gjithë në këtë sektor. 

Tahseen Sayed, përfaqësuesja e BB-së në Shqipëri tha se puna ka nisur me planin e racionalizimit të sistemit spitalor.

“Një nga projektet kryesore i BB është projekti i shëndetësisë dhe BB ka kontribuar shumë për këtë projekt. Do të doja të prekja dy nga fushat ku puna ka filluar. Puna ka filluar për rishikinn e planit të racionalizimit të sistemit spitalor, vlerësimi i menaxhimit të QSUT dhe mbështetja e drejt për drejtë në menaxhimin e tij. Bëhet fjalë për një kompani ndërkombëtare që do të vijë për të mbështetur menaxhimin e përditshëm të këtij spitali. E treta është projektimi i qendrës kombëtare të informacionit shëndetësor që është bazë për sistemin e përgjithshëm të menaxhimit të shëndetësisë. Gjithashtu për fondin e sigurimit shëndetësor dhe përsa i përket llogarive kombëtare të shëndetit”, tha Sayed.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?