Berat, arrestohet 1 person dhe tjetri në kërkim: Mbanin tritol, kanabis e fishekë në banesë

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Berat pasi gjatë kontrollit në banesat e tyre policia ka gjetur tritol, kanabis e mijëra fishekë.

Polica e Beratit sqaron se ka arrestuar 17-vjeçari A.D nga fshati Mbjeshovë, komuna Finjë si dhe ka shpallur në kërkim bashkëfshatarin e tij, shtetasin me iniciale K. L 35 vjeç.

Të njëjtat burime policore saktësojnë se kanë gjetur në banesën e 17-vjeçarit 25 kallëpe tritoli, 2 m fitil, 4 mijë fishekë dhe 500 gr kanabis.

Ndërsa në banesën e 35-vjeçarit u gjetën 90 fishekë. Polica e Beratit vijon hetimet për këtë ngjarje.

SHKARKO APP