Berat, arrestohet i kërkuari për vjedhje
Arrestohet Emanuel Bizhoti(Toska). 24 vjeçari nga fshati Syzez në Urën Vajgurore, dyshohet se ka vjedhur në banesën e bashkëfshatarit të tij me iniciale Y.M, në datën 23 tetor të vitit të kaluar. Lajmi bëhet i ditur nga Policia e Qarkut Berat
Policia e Beratit: “Më datën 09.03.2018, nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor:
Emanuel Bizhoti (Toska), 24 vjeç, banues në fshatin Syzez, Ura Vajgurore, (i dënuar më parë). Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit Y.M, në fshatin Syzes ngjarje e ndodhur në datën 23.10.2017. “
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
KOHA JONË SONDAZH

