Berat, burg pa afat vrasësit të 28-vjeçarit Gjika

Gjykata e Beratit ka dhënë paraditen e së enjtes masën e sigurisë “burg pa afat” për autorin e vrasjes në fshatin Lybesh.

Fatmir Bregu, 34 vjeç, akuzohet për vrasjen e shtetasit Naim Gjika, ngjarje kjo e ndodhur katër ditë më parë.

Mësohet se gjatë seancës gjyqësore, Bregu ka shfaqur pendesë për krimin duke thënë se e kishte kryer atë në gjendje të dehur./TCH

SHKARKO APP