Berat/ Hedhja e kryqit në lumin Osum, besimtarët sfidojnë borën

 Temperaturat e ulëta dhe dëbora që ra paradite në Berat nuk e kanë penguar zhvillimin e ceremonisë së hedhjes së kryqit në lumin Osum.

Festa e Ujit te Bekuar ,e cila simbolikisht shenon pagezimin e Jezu Krishtit ne lumin Jordan, eshte percjelle ne nje atmosfere interesante ne Berat ku besimtaret jane mbledhur te ura e Gorices per te ndjekur ritualin e hedhjes se kryqit ne lumin Osum.

Sic eshte edhe tradita, nje grup djemsh ishin zhytur ne ujerat e lumit per te kapur kryqin dhe ky akt per cdo person do te sillte fat e mbaresi per tere vitin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Per te ndjekur kete ceremoni ishin të pranishëm besimtare te shumte, madje siç është edhe tradita, edhe nga besimet e tjera fetare. I pranishëm ishte edhe kryetari i bashkise së Beratit, Petrit Sinaj, Bledi Klosi Ministri i Mirëqenise Sociale, Sekretari Politik i LSI, për qarkun e Beratit, Nasip Naco dhe deputetë të qarkut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryqin e hedhur nga drejtues te komunitetit ortodoks ne lumin Osum e kapi i riu Xhoxhi Naço.

Pas kesaj ceremonie u zhvilluan vizita ne Mitropoline e Beratit. Kryebashkiaku Sinaj, sekretari politik Naço, si edhe drejtues të LSI ne Berat i kanë uruar drejtuesve të komunitetit ortodoks këtë festë të rëndësishme në kalendarin fetar. Ata u pritën nga episkopi i dioqezës së Beratit, Vlorës, Kaninës hiresia e tij Imzot Ignati si edhe priftërinj te dioqezes.

“Kjo është një dite e shënuar jo vetëm për besimtaret ortodoks,- tha kryebashkiaku  Sinaj,-pasi tradita ne Berat sjell një festë sa të bukur, aq edhe kolektive, të shquar për masivitetin e saj, por edhe tregues i bashkëjetesës fetare aq të njohur për qytetin e Beratit”.

“Në këtë ditë,- vijoi Sinaj,- çdo besimtar  afrohet edhe më shume me Zotin duke na ftuar për më shume paqe dhe dashuri, për më shumë tolerancë dhe mirëkuptim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?