Berat, inaugurimi i shkollës “Stiliano Bandilli”, Denaj: 105 milion lekë nga buxheti i shtetit
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj mori pjesë në inaugurimin e shkollës profesionale “Stiliano Bandilli”, Berat. E shoqëruar edhe nga Kryetari i Bashkisë Berat, Ervin Demo, ministrja uroi suksese për të gjithë nxënësit e shkollës profesionale.
“Ju uroj suksese të gjithëve. Keni rrugë përpara, por duhet ta keni të qartë që, më pas punën do ta keni të siguruar”, u shpreh Denaj.Mbështetja për arsimin dhe formimin profesional është prioritet i qeverisë, duke siguruar financim si nga buxheti i shtetit, ashtu edhe nëpërmjet donatorëve të shumtë që janë aktivë në këtë fushë.Godina e shkollës dhe repartet e praktikave profesionale janë rikonstruktuar nga buxheti i shtetit me vlerë 109 milion lekë.Në shkollën profesionale “Stiliano Bandilli” për vitin mësimor 2020-2021 studiojnë 310 nxënës në drejtimet mësimore: Shërbime Mjetesh transporti, elektronikë, mekanikë dhe termohidraulikë.
Gjithashtu, kjo shkollë ka rreth 36 marrëveshje me bizneset, të cilët iu mundësojnë nxënësve praktikat profesionale në kompani.