Berat, ushqimet në Urën Vajgurore shiten në rrugë

Produktet ushqimore përfshirë edhe bulmeti tregtohen ne mes te rrugës në Bashkinë e Urës Vajgurore. Tregtarët ankohen se kanë mbi 20 vite në këtë situatë edhe pse paguajnë taksa. Ndërkohë që bashkia shprehet se nuk ka siguruar fonde për ndërtimin e një tregu .

Produktet e qumështit, që nga djathi dhe gjalpi, peshku, fruta-perimet dhe çdo ushqim tjetër që përmban shporta familjare, çdo fundjavë tregtohen në rrugë në Bashkinë e Urës Vajgurore të Qarkut të Beratit.

Në të dy krahët e rrugës, tregëtarët ambulantë kanë vendosur çadra, tenda dhe gjithçka tjetër për të përshtatur një treg, që në fakt vetëm emrin ka të tillë. Tregtarët shprehen se kanë mbi 20 vite në këtë gjendje edhe pse paguajnë taksa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banorë: “Në mes të rrugës janë, me pluhura, shumë keq. Mishi, peshku, ja këtu në rrugë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk është normale dhe nuk blejmë, nuk kemi dhe lekë.”

“Pluhuri, balta gjithandej, pula, toka, cfarë të shikosh. Lloj lloj mbeturinash ka.”

Burime zyrtare të Bashkisë së Urës Vajgurore bëjnë me dije se ende nuk janë siguruar fondet që bashkia të ndërtojë një treg diku tjetër, por sigurojnë që specialistët e tregut pranë këtij institucioni kontrollojnë për cilësinë e produkteve që shiten, duke kryer herë pas here kontrolle. Ky treg i shërben 4 mijë banorëve të kësaj bashkie.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?