Berberi dhunoi punonjësen tatimore kur po kryente kontroll, nuk u arrestuar për kuponin

Arrestimi i një berberi për mungesë të kasës fiskale ka shkaktuar mjaft reagime në publik, duke e cilësuar këtë si diçka ekstreme të luftës kundër informalitetit.

Berberi Taulant Hasanaj, mësohet se nuk është arrestuar për mungesë të kasës, por sepse ai ka dhunuar punonjësen tatimore që po kryente kontroll në subjektin e tij.

Në vendimin e Gjykatës theksohet se:

" Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka paraqitur kërkesën për vleftësimin e arrestit  dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për shtetasinTaulant Hasanaj , bazuar në nenin 238 të K.Pr.Penale.   

Me daten  09.09.2015, rreth orës 10, një grup inspektorësh  të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve të Tiranës, i përbërë nga shtetasit Marjeta Gogaj, Ina Cenko dhe Indrit Korbi, mbi bazën e urdhrit të punës me Nr 62564 të datës 05.09.2015, kanë ushtruar kontroll në rrugën" Mine Peza ", për të evidentuar subjektet private që nuk përmbushnin kushtet për të kryer aktivitetin e tyre privat.Në pallatin Nr 102 të kesaj, rruge kanë ushtruar kontroll edhe në njësinë që shërbente si berberane e administrohej nga shtetasi Indrit Lluka.Pasi i kanë bërë me dije këtij të fundit se kush ishin 

dhe çfarë kërkonin, prej tij kanë mësuar se, ai nuk dispononte  dokumentacionin ligjor për ushtrimin e aktivitetit dhe dyqanin e kishte marrë me qera prej shtetasve Saimir e Taulant Hasanaj.Nga inspektorët në fjalë, qeramarrësi i dyqanit është vënë në dijeni se, do t'i konfiskohej malli. Kur është vënë në dijeni për një gjë të tillë, Ai ka njoftuar pronarët e dyqanit dhe aty fillimisht ka ardhur shtetasi Saimir Hasanaj e më pas edhe shtetasi Taulant Hasanaj. Pasi janë vënë në dijeni për situatën, shtetasi Taulant Hasanaj ka ndërhyrë dhunshëm ndaj inspektores Marjeta Goga, duke e kapur për krahësh, duke i hedhur në tokë dokumentet dhe duke e nxjerrë me forcë nga dyqani.Pas kësaj ai ka mbyllur derën e dyqanit dhe  është larguar.Për ngjarjen janë njoftuar shërbimet e policisë. 

Për caktimin e masës së sigurimit ndaj personit nën Taulant Hasanaj, duhet të merret parasysh se për veprën e kryer nuk ka shkaqe padënueshmërie, parashikohet një dënim në maksimum pesë vjet burgim". 

SHKARKO APP