Bëri ndërhyrje për heqjen e kistit, humb jetën në Greqi studentja shqiptare

Një 23-vjeçare shqiptare ka humbur jetën ditën e djeshme në Greqi nga një gabim i stafit mjekësor.

Studentja Aleksandra Bistolaki, në datën 22 maj kishte kryer një operacion për heqjen e kistit, por ndërhyrja nuk shkoi siç duhet.

Pas operacionit, e reja shqiptare filloi të ankohej se nuk ndihej mirë.

E ëma, Anila Mertika, emigrante nga Saranda, së bashku me të atin, vendas e transferuan në spitalin e madh të Athinës, “Georgios Genimatas”.

Sipas medias greke protinewskorinthias, pak orë pas ndërhyrjes së dytë Aleksandra Bistolaki ra në koma.

Ndërsa ditën e djeshme ajo humbi jetën.

Ende nuk ka dalë ekspertiza mjeko-ligjore për 23-vjeçaren, por dyshohet se shkak ka qenë një gabim mjekësor.

Ajo njihej nga të gjithë si një studente e shkelqyer dhe në rrjetet sociale nuk janë të pakta reagimet për këtë vdekje.

Bashkëmoshatarët, familjarët dhe të njohur kërkojnë hetime për këtë ngjarje. /Gazetareforma.com

SHKARKO APP