Bëri një muaj burg se goditi Ramën me këpucë, arrestohet sërish banori i “Astirit”
Menjëherë pas përfundimit të protestës së opozitës, ika vijuar edhe aksioni policor për ndalimin e personave që kryen akte dhunë mbrëmjen e djeshme përpara Parlamentit, ku burime bëjnë me dije se deri më tani janë arrestuar 42 persona.
Mes personave të shoqëruar, burime për Faxweb.al bëjnë me dije se është edhe banori i Unazës së Re, Ilir Katiraj, i cili në Dhjetor të vitit të kaluar u lirua nga masa e arrestit me burg pasi në muajin Nëntor po të vitit 2018 kishte goditur me këpucë kryeministrin Edi Rama.
Kujtojmë se më 25 Nëntor 2018, Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e arrestit me burg 30 ditë për Ilia Sketiraj i cili tentoi të godasë me këpucë kryeministrin Rama teksa ky i fundit po jepte një deklaratë për mediat në ambjentet e jashtme të Spitalit të Traumës, ndërkohë që sapo kishte vizituar efektiven e plagosur Ina Nuka.
Katiraj është liruar nga burgu një muaj më vonë pasi Gjykata dha ndaj tij masën e detyrimit të paraqitjes
KOHA JONË SONDAZH

