Berisha: 12 nëntori është dita e gjyqit popullor! E kthyen Shqipërinë në vendin e gomoneve

”12 nëntori është dita e gjyqit popullor ndaj jush. Të përzëmë këtë bandë nga pushteti”,-tha kreu i PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend, teksa lëshoi akuza të pafundme për qeverinë dhe për kryeministrin Edi Rama, ku i bën edhe përgjegjës për ikjen e shqiptarëve me gomone në Britaninë e Madhe.

”Sot kjo pseudomaxhorancë e ka çuar Shqipëria katër vende nën Vietnamin socialist për shtetin ligjor. Vietnami është një shtet në Kushtetutë parashikon një diktaturë që pranon ekonominë e tregut për interesat e saj. Republika e Shqipërisë është një diktaturë që pavarësisht lidhjeve të grupit që drejton me të shkuarën, bazohen krimin, drogën e vjedhjen e qytetarëve.

Për Edi Ramën nuk ka ligje, nuk ka kushtetutë që të pengojë vjedhjet e tij. Ai njeri ka udhëtuar 137 herë me charter, një çmenduri të tillë abuzive nuk ia ka lejuar vetes asnjë diktator. E kanë shndërruar këtë vend në vendin e gomoneve.

12 nëntori po vjen, është gjyqi i madh që shqiptarët do tu bëjnë. Boll i shkelmuat shqiptarët, boll i vodhët, boll i përzutë nga vatrat e tyre. 12 është dita e gjyqit popullor ndaj jush. Të përzëmë këtë bandë nga pushteti”,-tha Berisha.

SHKARKO APP