Berisha: 13 tetori datë ligjore për zgjedhjet
Nga protesta madhështore e opozitës në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, ish-kryeministri Sali Berisha, i pyetur nëse opozita do të nxjerrë kandidatët e saj në zgjedhjet e 13 tetorit, tha se: ”Datë ligjore në Shqipëri për zgjedhje është data 13 tetor. Ai dekret është në fuqi dhe shqiptarët do të vendosin ligjin dhe Kushtetutën në këtë vend”. Ngritja e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta është konsideruar nga ish-Kryeministri Berisha si një akt puçist antikushtetues.
KOHA JONË SONDAZH

