Berisha: 350 mijë ton naftë kontrabandë zhduken, kontrabandën e bën qeveria
Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë një takimi në selinë blu për çmimin e naftës, tha se 350 mijë ton naftë kontrabandë zhduken, ku akuzoi edhe se kontrabandën e bën qeveria ”Rama 4”.
“Nuk zhduket nafta transit, por zhduken 350 mijë ton naftë kontrabandë. Dhe kontrabandën nuk mund ta bëjë njeri tjetër përveç qeverisë. Nafta e tëra vjen me anije. Dhe është vërtetuar se anijet e Libisë vijnë për qeverinë. Është gjetur. Po ato vijnë, kapen dhe mbyllen se janë anijet e qeverisë. Nafta, në qoftë se ti e taton 60 përqind të çmimit litrin, ti faktikisht bë një plaçkitje masive të shqiptarëve”.
Sipas tij, ndërsa qytetarët shqiptarë paguajnë deri në 7% të të ardhurave ditore për një litër naftë, në Gjermani dhe Zvicër kjo shifër është përkatësisht 1.2% dhe 1%. Ai akuzoi qeverinë për rritje të vazhdueshme të akcizës dhe për menaxhim të kontrabandës që, sipas tij, sjell humbje miliona ton nafte çdo vit.
KOHA JONË SONDAZH

