Berisha: 4200 formularët do depozitohen në Këshillin Kombëtar të PD-së e më pas në Kuvend
Sali Berisha në konferencën për shtyp, tha ndër të tjera se 4200 formularët që anëtarët e PD-së kanë firmosur, do depozitohen në Këshillin Kombëtar të PD-së sonte dhe më pas në Kuvend gjatë seancës së radhës.
”Këtu kemi një shumicë jo vetëm të PD por edhe të Shqipërisë. Këto 4200 formularë do t’i depozitoj në selinë e PD tek kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka.
Në formularët e PD për dramën e kësaj partie, i vetmi forum pas Kuvendit është Këshilli Kombëtar. Kryetari nuk ka mbledhur akoma kryesinë e PD se ka frikë, ka tmerr nga forumet nga anëtarësia, kurse Këshilli Kombëtar është këshilli më i lartë.
Me garancinë e plotë se do të ruhet privatësia e të dhënave personale pasi formularët kanë jo vetëm gjeneralitetet, por kanë edhe numrin e kartës së anëtarësisë dhe ID. Ditën e Kuvendit do të jenë në sallën e kuvendit, mund të pyesni me të drejtë kanë firmosur 4200, qindra të tjerë janë duke firmosur, rreth 1200 janë në emigracion”.